Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka marrë në shqyrtim dosjen penale kundër Ardjan Çapjas, Florenc Çapjas dhe 4 anëtarëve të tjerë, të cilët akuzohen që morën pjesë në ekzekutimin e Gentian dhe Nezir Beqiri. Ngjarje kjo e ndodhur në vitin 2012.

Prokurori i Elbasanit, Ritvan Sukaj, që hetoi këtë vrasje të dyfishtë prej vitit 2019 e deri më sot, ka shpallur moskopetencën duke vendosur që aktet hetimore kundër këtij grupi kriminal, t’i kalojnë për hetime të mëtejshme Prokurorisë së Posaçme. Argumenti qe i ka kaluar SPAK për grup të strukturuar kriminal dhe dhënia e urdhëravre për ekzekutimin e personave.

Ardian Çapja u arrestua disa ditë më parë gjatë operacionit të koduar “Krasta 2021”për vrasjen e Gentian dhe Nezir Beqirit në vitin 2012. Në kërkim për të njëjtën ngjarje është edhe nipi i tij Florenc Çapja.

Hetimet për ngjarjen u rihapën në vitin 2018 nga disa të dhëna të mbërritura në Policinë e Shtetit, ndërsa prova më e fortë e Prokurorisë së Elbasanit është dëshmia e Ervis Bardhit, i konsideruar si ekzekutuesi fizik i Gentian Beqirit në apartamentin e tij. Bardhi pasi u zbulua nga shenja e gishtit në targën e makinës së përdorur për vrasjen, zgjodhi të bashkëpunojë me drejtësinë duke treguar detaje. Dëshmia e Bardhit u konsiderua e besueshme nga Prokuroria, teksa ai ka treguar me detaje mënyrën e vrasjes dhe faktin që ka marr 50 mijë euro për vrasjen.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re