Gjykata e Posaçme ka caktuar burg përjetë për Ardjan Capja, Florenc Çapjan dhe Olsi Lekun. Me 25 vite janë dënuar Klajdi Dokoli dhe Etien Çani.

 

Ndërkohë, për të penduarin e drejtësisë, Ervis Bardhi, është vendosur dënimi me 15 vite burg, nga 6 që kërkoi prokuroria.

 

Nga ana tjetër, Ardjan Çapja, i akuzuar se ka porositur vrasjen në vitin 2012, të Nezir dhe Gentian Beqirit, i ka kushtuar 30 faqe mbrojtjes së tij, krahas asaj të përgatitur nga avokati, duke i kërkuar pafajësinë Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

 

Në seancën e sotme ai fajësoi politikën si të përfshirë në masakrën e vitit 2016 ku mbetën të vrarë 3 prej familjarëve të tij dhe u plagosën 9 persona të tjerë. Çapja tha se në këtë ngjarje eshte implikuar edhe prokurori Ridvan Suka që po heton vrasjet.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re