Që pas vrasjes së Gentjan Bejtjas pranë banesës së tij, Fushë Kruja dhe zona përreth janë blinduar nga forca të shumta policie.

Sipas News24, autoritetet kanë vendosur në fokus zonën duke zhvilluar kontrolle të shumta.

Mësohet se postblloqe policie të mbështetura nga forcat speciale janë vendosur në akset rrugore që përshkojnë qytetin, madje në qarkullim janë edhe disa grupe të lëvizshme të forcave Shqiponja dhe FNSH.

Këto të fundit raportohet se janë caktuar të patrullojnë të gjitha rrugët dytësore dhe rurale duke kryer kontrolle të befasishme në mjetet e cilësuara si të dyshimta.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re