Mbrëmjen e djeshme Shkodra u trondit nga vrasja e ish-kryetarit të Komunës së Velipojës Pashko Ujka.

 

64 vjeçari u qëllua pranë banesës së tij në lagjen “Vasil Shanto” teksa ishte me bashkëshorten dhe ndërroi jetë në spital gjatë operacionit ku ishte futur për t’i shpëtuar plagës së marrë në shpinë Policia tha se dyshohet se krimi ndodhi për shkak të detyrave të mëparshme të Ujkës, ndërsa flitej dhe për borxhe.

 

Por sot nisur nga lajmet në media, të afërmit e tij sqarojnë se nuk është e vërtetë që ai të jetë plagosur, kërcënuar apo qëlluar shtëpia gjatë kohës kur ka qenë deputet apo kryetar i komunës Velipojë. Gjithashtu sipas tyre, Ujka nuk i ka pasur borxhe financiare dhe s’ka pasur as mosmarrëveshje për çështje ndërtimesh.

 

Ngjarja ndodhi rreth orës 18:15 në lagjen “Vasil Shanto” në Shkodër, kur 64-vjeçari po lëvizte më këmbë me bashkëshorten e tij. Janë ende të paqarta rrethanat e ngjarjes dhe grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për sqarimin e tyre.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re