Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës lidhur me dënimin me 16 vite burg të Elsi Levendin.

 

Ky i fundit akuzohet si autor i vrasjes së ish menaxherit të VIP-ave, Jurgen Kurti, ngjarje e ndodhur më 18 mars të vitit 2019 në Tiranë.

 

Si pasojë e gjykimit të shkurtuar, autori Jurgen Kurti do të vuajë 10 vite e 8 muaj heqje lirie.

 

Ai akuzohet për veprën penale “vrasje me paramendim”, të kryer në bashkëpunim.

 

Në trupin e viktimës Jurgen Kurtit u zbrazën 17 pumba dhe 3 predha, ndërsa dyshohet se ai mund të ishte autor i vrasjes së Agim Arapit në prill të vitit 2017 në Durrës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re