Skip to content

Vrasja e ish-policit Santiago Malko! Apeli i GJKKO dënon me 28 vite burg Erlis Dukën, lë në fuqi dënimet për anëtarët e tjerë të grupit

Santiago Malko

Gjykata e Posaçme e Apelit ka dënuar me 28 vite burg Erlis Dukën, i cili në shkallën e parë ishte shpallur i pafajshëm për çështjen e vrasjes së ish-policit Santiago Malko.

Ndërkohë, për të pandehurit e tjerë, Apeli ka lënë në fuqi dënimet e dhëna më herët.

Leonard Duka është dënuar me 30 vite burg, ndërsa Fatmir Hyseni, Aleksandër Maxhaku, Dritan Agaj dhe Oltjon Loga janë dënuar me nga 25 vite burg secili, raporton gazetarja Klodiana Lala.

Vendime janë dhënë edhe në procese të ndara për persona të tjerë të akuzuar për përfshirje në këtë ngjarje. Blendi Teta është dënuar me 25 vite burg, ndërsa Ilir Selmani me 28 vite burg.

Anëtarët e grupit të njohur si klani Duka akuzohen për përfshirje në vrasjen e ish-policit Santiago Malko, ngjarje e ndodhur në Tiranë.