Skip to content

Vrasja e ish-policit Santiago Malko, dënohet përfundimisht me 25 vite burg Bledi Teta

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Apeli i Gjykatës së Posaçme ka lënë në fuqi vendimin për të dënuar me 25 vite burg Bledi Tetën, i përfshirë në vrasjen e ish-policit Santiago Malko, ngjarje e ndodhur kjo në zonën e Xhamllikut në Tiranë.

Në konkluzionet përfundimtare në shkallën e parë, SPAK kërkoi 19 vite burg për Tetën, pasi kishte ndryshuar më parë akuzën për të, nga “vrasje me paramendim” në “vrasje për hakmarrje”. Në final GJKKO, dhe tashmë apeli e kanë dënuar Tetën me 25 vite heqje lirie.

Prokuorët vërtetuan se Teta kishte patur rol në mbajtjen nën vëzhgim të Santiago Malkos me qëllim që të gjendej një moment i përshtatshëm për ta qëlluar.

Santiago Malko, ish-efektivi i Policisë i cili u ekzekutua më 27 gusht 2019 brenda makinës së tij, ishte i dyshuar si i përfshirë në vepra të ndryshme penale.

Një ndër to, ka qenë edhe një ngjarje në vitin 2018, në zonën e ish-Kinostudios, ku mbetën të plagosur dy vëllezër, Juxhin dhe Rivelino Mumajesi. Ngjarja është ende pa autor, por Malko është i dyshuari kryesor.

Njoftimi i GJKKO:

Komunikohet në mënyrë të përmbledhur se, sot më datë 14.06.2022, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, u shpall vendimi lidhur meçështjen me nr. 36 akti, datë 29.03.2022regjistrimi,mbi ankimin eshtetasit B.T.,lidhur me “Kundërshtimin e Vendimit nr. 05, datë 26.01.2022të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar që ka disponuar mbi deklarimin fajtor të të pandehurit B.T.”,ku trupi gjykues i Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, i përbërë nga gjyqtarët, kryesuese Iliriana Olldashi dhe anëtare Saida Dollani e Daniela Shirka vendosi: Lënien në fuqi të vendimit nr. 05, datë 26.01.2022të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Lexo edhe lajmin:

Ekskluzive/ Fax News siguron pamjet para vrasjes, si mbahej në vëzhgim Santiago Malko. Autorët zhdukën provat

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë