Avokatët e të pandehurve për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës gjatë seancës së sotme në GJKKO kanë kërkuar që të pajisen me komunikimet e plota në SkyEcc mes klientëve të tyre, që sipas SPAK, ngrenë dyshime për përfshirjen e tyre në krim.

Organi i akuzës, i përfaqësuar nga dy prokurorët e posaçëm Elida Kaçkini dhe Behar Dibra, deklaruan se komunikimet janë të plota përsa i shërbejnë kësaj dosje.

Por, avokatët kundërshtuan përzgjedhjen nga ana e SPAK e dorëzimit të bisedave që i konsiderojnë prova, duke pretenduar se komunikimet që mungojnë mund t’i shërbejnë mbrojtjes efektive të klientëve të tyre.

“Duhet të qartësoj se mes të pandehurve në këtë proces gjyqësor, komunikimet janë të plota.

Ato që janë hequr janë komunikime të tyre me persona të tjerë. Në këtë kuptim ne i qëndrojmë sekretit hetimor, pasi për Dritan Rexhepin kemi dyshime edhe që është i përfshirë në trafikun e drogës. Në këtë gjykim ai është i pandehur për tjetër vepër penale”, tha prokurorja e çështjes, Elida Kaçkini.

Ndërkohë seanca e radhës u caktua në datën 20 qershor në orën 10:00.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko