Skip to content

Vrasja e Kaçifas, Dule letër Metës: Ndërhyj të varroset trupi!

auto 29244461 1507271102729784 6587065331829702656 n e15407311931261540834783

Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, përmes një letre drejtuar Presidentit të Republikës, Ilir Meta, ka kërkuar angazhimin e tij për çështjen e të ndjerit Konstandinos Kaçifas dhe dorëzimin e trupit të tij për varrim.

 

“Çështja e dhimbjes së familjarëve, sensibilitetit të komunitetit grek dhe dimensioni human për të kryer ritet e përcjelljes, nuk mund të trajtohet me indiferencë burokratike dhe formalitete justifikuese”.

 

Ndërkohë kujtojmë se Kaçifa mbeti i vrarë më 28 tetor në fshatin Bularat të Gjirokastrës pas një shkëmbimi me armë zjarri me forcat e policisë. Ai u qëllua për vdekje nga Forcat RENEA.