Skip to content

Vrasja e kamerierit në Elbasan/ Përkrahu autorin e krimit, Gjykata merr vendim për Luan Dulellarin

Gjykata e Elbasanit ka vendosur masën “arrest me burg” për Luan Dulellarin.

Gjykatësi Idush Maliqi pasi ka këqyrur provat e paraqitura nga prokurori Gentian Abazi ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg”. Sipas burimeve i pandehuri nuk ka folur gjatë seancës.

Ndalimi i Luan Dulellarit u bë pasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, me vendimin e datës 07.10.2021, ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 02.10.2021, në fshatin Labinot Fushë, Elbasan, ku në ambientet e një lokali, pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi Erjon Llapushi, 33 vjeç, ka goditur me grushte dhe sende të forta shtetasin Gazment Kurmaku, i cili për pasojë gjeti vdekjen.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb