Detaje të reja janë mësuar në lidhje me armën “misterioze” e cila u gjet disa metra larg nga vendi ku ndodhi krimi i rëndë, mëngjesin e 8 dhjetorit, ku efektivi Nevaldo Hajdaraj qëlloi për vdekje 25-vjeçarin Klodian Rasha.

Mësohet se pistoleta është një armë është një armë zjarri sportive që shitet në tregun shqiptar, kundrejt shumës prej 120 mijë lekë të vjetra.

Bëhet e ditur se arma e gjetur në pellgun e ujit, është një pistoletë tip “Zoraki” që klasifikohet në armët e zjarrit sportive, ndërkohë që ende nuk dihet autorësia e kujt i përket, apo rrethanat në të cilat u gjet.

Arma tip “Zoraki”, kishte një fishek në folenë e qitjes dhe dy fishekë në karikator. Bëhet e ditur se grupi hetimor ka kërkuar kryerjen ekspertimit të ADN-së, duke marrë profile pështyme nga viktima Klodjan Rashës, efektivi i policisë Nevaldo Hajdaraj dhe nga punonjësi i policisë, që arriti të gjejë armën, polici me inicialet F.A.

Qëllimi është krahasimi i ADN-së së këtyre personave me gjurmët e profileve të yndyrës që janë gjetur në armën tip “Zoraki” të sekuestruar.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re