Për vrasjen e Klodian Rashës, shumë qytetarë në media dhe rrjete sociale u shprehën të revoltuar nga veprimi i padrejtë i efektivit të policisë. Ditën e djeshme Në një formë indinjate ka dalë edhe Redon Meksi, i cili është djali i ish-kryeministrit, Aleksandër Meksi. Ai është shprehur se i vetmi mjet demokratik për të mbrojtur të drejtat e qytetarëve është protesta. Meksi i bën një thirrje të gjithëve atyre që ankohen se e thonë se nuk çohet njeri dhe pse duhet të dal vetëm. Ai shton se kur qytetarët nuk dali të mbrojnë të drejtat e tyre pse presin nga dikush tjetër që të dali për ta.

Postimi i plotë i Redon Meksit në Facebook:

“Protesta eshte i vetmi mjet demokratik qe ne kemi per te mbrojtur te drejtat tona kur sistemi nuk funksionon. Me kete video dua ti jap nje pergjigje te gjithe atyre qe ankohen per qeverine kafeneve, rrugve, ne shtepi etj , por kur vjen puna per te protestuar kane ate fjaline shabllon : Ketu nuk cohet njeri, pse vetem do dal une?? PO VLLA vetem te dalesh. Kur nuk i mbron te drejtat e tua vete, pse pret qe dikush tjeter do dale ti mbroje per ty?

ps: masken e vura per mos ti dhene sebep shoqerimi, e nqs me shoqeronin ta dija qe po e benin vetem pse po protestoja

E.G/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re