Kombet e Bashkuara në Shqipëri kanë reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha nga policia.

Kombet e Bashkuara në Shqipëri i shprehin ngushëllimet e tyre të thella familjes së Klodian Rashës.

“Ne dënojmë vrasjen e një civili të paarmatosur nga forcat e rendit. E drejta për jetë dhe mbrojtja e jetëve njerëzore është kryesore në çdo kohë.

E mirëpritëm njoftimin nga autoritetet për një hetim. Kërkojmë që ky hetim të jetë i shpejtë, i pavarur dhe transparent.

E kuptojmë shqetësimin dhe zemërimin publik të shprehur nga njerëzit dhe bëjmë thirrje që protestat të jenë paqësore dhe të sigurta.” – thuhet ndër të tjera në postim.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re