Rama: Tragjedia e natës së para dy ditëve është një episod i dënueshëm, i pafalshëm, pro pa asnjë lidhje me punën dhe frymën e policisë. Kush thotë të kundërtën, nuk ka fakte të thotë atë që thotë. Presidente i Republikës, që është prova ulëritëse, e inatit të tij personal, në dëm të institucionit, është i fundit që duhet të hapë kamerën e gojës.

Jo vetëm se është një nga nxitësit e serialeve, por se ka thënë kurrë një fjalë solidaritet, por se është një nga shembujt më të këqij të shtetit institucional. I fundit që mund të japë leksione se si duhet të reagojë ministria e Brendshme, është kryetari kukull i PD, Lulëzim Basha. Ai është udhëheqësi i disa revolucioneve të mbetura në tentativë.

Ai është ministri i Brendshëm i masakrës së 21 janarit. Ishte qeveria, kryeministria, e kthyer në një grykë zjarri, kur protesta po shpërndahej. Këto që ndodhin sot, nuk kanë krahasim me dje. Gjithashtu nuk ka asnjë diskutuam se si çdo pyll që ka derrat e vetë, ka dhe policia të padenjët e saj. Askush se ka pretenduar të kundërtën.”, tha Rama.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re