Nëpër rrjete sociale qytetarë të ndryshëm dhe aktivist të shoqërisë civile po organizohen për mbajtjen e një tubimi paqësor në shenjë proteste ndaj ekzekutimit nga ana e policisë të 25-vjeçarit Klodian Rrasha në Tiranë.
Protesta pritet të mbahet në ambientet para ministrisë së Brendshme në orën 16:00 të pasdites dhe pritet të organizohet sipas protokolleve të pandemisë.
Mesazhi i plotë: Vrasja e 25-vjeçarit Klodian Rashës në mes natës në pragun e derës së shtëpisë, në çdo rrethanë të mundshme, është një këmbanë alarmi për rendin dhe sigurinë në vend. Pa dhënë një arsyetim logjik dhe ligjor të bazuar, një person me uniformën e Policisë së Shtetit, ekzekuton një të ri “se dyshonte që ishte kërcënim për rendin”.
Ditën e nesërme, datë 09.12.2020, në orën 16:00 para ministrisë së Brendshme, PROTESTOJMË! Tubimi do të jetë paqësor dhe në zbatim të protokolleve të pandemisë, pjesmarrjen nuk e përcaktojmë ne, por se sa është ndjeshmëria qytetare për rëndësinë e jetës. Jeta është më e rëndësishme se dyshimi i një efektivi.
Merreni këtë mesazh copy paste dhe publikojeni në profilin tuaj. Të gjithë me njëri-tjetrin për njëri-tjetrin.
SHPËRNDAJE!!!!!!
/faxweb
