Ish-Ministri Luan Rama ka folur  rikujtuar mbrëmjen e sotme takimin me nënën e vrasësist të kolonel Gani Malushit, i cili u vra në datë 6 gusht 2003.

Luan Rama tashmë në rolin e gazetarit tregoi si kishin arritur ta bindnin nënën e vrasësit se është më mirë ta ketë në burg djalin dhe ta takojë sesa jashtë dhe do ta vrisnin.

I pyetur cila ka qenë rasti më interesant nga kriminelët e rrezikshëm, Luan Rama veccoi rastin e Aldo Bares.

Pjesa nga biseda:

Blendi Fevziu: Vrasësi i Kolonel Gani Malushit

Luan Rama: Erdhi nëna përmes njerëzve ndërmjetësues dhe më kërkoi në takim. Biseda ime me të ka qenë se në ccfarëdo rrethane për ty si nënë është më mirë që djali jot të jetë gjallë. Përshkak të rrezikshmërisë që paraqiste, fundi i tij do të ishte fatal. Duke prekur sentimentin e nënës dhe raportin me të birin, arritëm të krijonim ndjenjën që në burg në burg, por do kesh mundësinë të shkosh t’i prekësh duart si nënë. Ndërsa jashtë ishte e sigurtë që do vritej nga policia.

Blendi Fevziu: Kush ka qenë nga këta personazhë që të është dukur më interesant në aspektin gazetaresk?

Luan Rama: Duke pasur parasysh të gjithë backgroundin, historia më interesnate ishte historia e Aldo Bares. Mënyra e veprimti të tij, efekteve dhe impaktit që kishte. Gjakftohtësia, efikasiteti, autoriteti që kishte, besueshmëria te njerëzit me të cilët vepronte.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re