Gjykata la ne burg Mikel Shallarin, i akuzuar për vrasjen e komisarit Artan Cuku në prill të këtij viti.
 
Avokati mbrojtës Vladimir Cjapi kërkoi që gjykata të ndryshojë masën e sigurisë për klientin e tij nga “arrest me burg” në “detyrim paraqitje”.
 
Por gjykata e krimeve të rënda pasi mori në shqyrtim këtë kërkese, vendosi të lëre në fuqi vendimin e parë që në burg Mikel Shallarin, 24 vjecarin që akuzohet se ekzekutoi komisarin pranë shtëpisë së tij në kryeqytet.
 
Shallari u “tradhetua” nga prova ADN-se qe iu be nje xhupi të hedhur në një kosh afër vendit të krimit që rezultoi se i përkiste të riut nga Kucova.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re