Skip to content

Vrasja e Kozeta Teços, avokati i Ilirjan Selmanit: Nuk ka pranuar autorësinë në asnjë moment, ka shprehur keqardhje për viktimën

Pas vendimit të Gjykatës së Korçës për të lënë në burg Ilirjan Selmanin, 31-vjeçarin e dyshuar për vrasjen e Kozeta Teços në Pogradec, ka reaguar edhe avokati i tij mbrojtës.

Në një deklaratë për mediat, avokati shprehu ngushëllimet për familjen e viktimës dhe tha se i mbrojturi i tij nuk ka pranuar në asnjë moment autorësinë e krimit.

Sipas tij, Prokuroria ka paraqitur një sërë provash, por mbrojtja vlerëson se deri më tani mungon një dyshim i arsyeshëm i bazuar në prova për të vërtetuar autorësinë e Selmanit.

Avokati theksoi gjithashtu se qëndrimi i 31-vjeçarit është në përputhje me karakterin e tij, duke e përshkruar si “një djalë të mirë që nuk mund të kryente një krim kaq të rëndë”.