Skip to content

Vrasja e kryepolicit të Shkodrës Arben Zylyftari, SPAK rihap hetimet për ngjarjen e bujshme. Pyetet vetë Admir Tafili

SPAK ka hapur hetimet për vrasjen e kryepolicit të Shkodrës Arben Zylyftari, ngjarje e ndodhur kjo në vitin 2000, gjatë një operacioni policor.

Burime nga SPAK bëjnë me dije për Fax News se për këtë çështje do të ripyeten të gjithë personat që kanë dijeni për ngjarjen e rëndë.

Mësohet se personi i parë i marrë në pyetje është ish-avokati i Admir Tafilajt, i dënuar përjetë për vrasjen e ish-kryepolicit të Shkodrës.

Por verifikimet do vijojnë ku në pyetje do merren edhe persona të tjerë. Fax news mëson se për këtë çështje prokurorët e SPAK kanë marrë në pyetje edhe vetë Admir Tafilin.

Arben Zylyftari ishte kolonel i Policisë Shqiptare, ai u ra në krye të detyrës më 2 gusht të vitit 2000, gjatë një operacioni policor në Shkodër.

Ish- kreu i Drejtorisë së Policisë së Qarkut Shkodër, kolonel Arben Zylyftari, është shpallur “dëshmór i atdheut” dhe është vlerësuar me titullin më të lartë “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, nga ish- presidenti Rexhep Mejdani.

Më 13 Dhjetor 2000, Akademisë së Policisë së Shtetit iu dha emri “Akademia e Policisë Arben Zylyftari”.

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb