Daja i fëmijëve të Kudret Saliajt kërkon kujdestarinë e të miturve, pasi nëna e tyre ndodhet në burg, nën akuzën e vrasjes së ish-burrit, në bashkëpunim me babanë e saj.

Dhurata Saliaj u arrestua si bashkëpunëtore në krim, ndërkohë që ai që shkrepi armën ndaj Saliajt është babai i saj, Mexhit Picari.

Tashmë beteja mes dy familjeve ka kaluar për kujdestarinë e fëmijëve në Gjykatë, ku kanë bërë kërkesë si xhaxhai ashtu edhe daja i tyre.

Çifti që ishte në proces divorci kishte 3 fëmijë të mitur, ndërsa vrasja e Saliajt ndodhi pak përpara se në Gjykatën e Tiranës të zhvillohej seanca për kujdestarinë e fëmijëve.

Mes familjeve ka pasur akuza të ndërsjellta për dhunë.

Vrasja e Kudret Saliaj nga ish-vjehrri, arrestohet ish-gruaja Dhurata Saliaj

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re