Presidenti rus Vladimir Putin tha se vrasja e udhëheqësit të vetëshpallur të Donetskut, Alexandar Zakharchenko, qe një akt i ndyrë dhe se ata që e kanë zgjedhur rrugën e terrorizmit nuk po duan një zgjidhje paqësore të konfliktit.

Putin i shprehu ngushëllimet banorëve të Donetskut, duke iu thënë se “Rusia do të jetë gjithmonë me ju. Alexandar Zakharachenko në mënyrën më të poshtër, është një tjetër dëshmi për faktin se ata që e kanë zgjedhur rrugën e terrorizmit, dhunës, frikësimi nuk dëshirojnë një zgjidhje paqësore e politike të konfliktit. Ata nuk duan të bëjnë një dialog të vërtetë me banorët e jug-lindjes së Ukrainës”.

Ai theksoi se pret që organizatorët dhe autorët e kësaj vrasje të marrin dënimin që meritojnë.

Presidenti rus vuri në dukje se Zakharchenko ishte një udhëheqës i vërtetë kombëtar dhe njeriu vendimtar me patriotizmin e tij.

“Në kohë të vështira për rajonin e tij të lindjes, ai u ngrit në mbrojtjen e tij, mori përsipër një përgjegjësi të madhe personale, udhëhoqi njerëzit,” shtoi Putin.

Udhëheqësi i vetëdeklaruar i Republikës Popullore të Donetskut (DNR), Alexander Zakharchenko vdiq nga një shpërthim në një restorant në qendër të Donetskut.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re