Vrasja e Liridona Ademajt mbrëmjen e 28 nëntorit në afërsi të Prishtinës, tregoi edhe njëherë se sa pak vlen jeta njerëzore në shoqërinë tonë.

 

Ky akt kriminal tregoi edhe njëherë se shoqëria shqiptare në Shqipëri dhe Kosovë apo kudo ku ka shqiptarë duhet të punojë edhe më shumë në edukimin dhe formimin e sajj.

 

Pas ngjarjes së rëndë të vrasjes së Liridona Ademajt ka komentuar edhe ambasadori Amerikan i akdredituar në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, i cili është shprehur se ky rast tregoi edhe njëherë se duhet që të punohet me seriozitet në nivel të shoqërisë.

Sipas Hovenier, për këto përgjigja duhet të jetë efikase për t’i ndalur aktet keqdashëse.

 

“Tema e këtij viti është thelbësore për ndërtimin e demokracive në botë. Këtë javë dëgjuam edhe për një rast të femicidit dhe kjo tregon se sa është e nevojshme që të punohet në nivel të shoqërisë. Jam shumë i sigurt që i keni parë rrjedhat shqetësues të gjuhës së urrejtjes ndaj grave, komunitete LGBT dhe komuniteteve të tjera nëpërmjet rrjeteve sociale. Ende ka edhe shumë vend për përmirësim nuk po flas vetëm për Kosovën. Duhet ta marrim me seriozitet dhe duhet të përgjigjemi me efikasitet për t’i ndalur aktet keqdashëse. Dëshiroj të flas diçka për ndryshimet në opinion publik në Kosovë sa i përket gjinisë, në bazë të anketave 76 për qind e qytetarëve mendojnë që duhet te mundësojnë pjesëmarrjen të barabartë të grave dhe burrave në politikë, 62 për qind besoj ë që ngacmimin në internet dhe protetrizimu negativ në politik dekurajon pjesëmarrjen e tyre në politik. Këto statistika na tregojnë se qytetar ë Kosovarë janë të gatshme për ta mbështetur ndryshimin”, tha Hovenier. /Vizionplus.tv/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re