Hetimet për vrasjen e Liridona Ademajt janë kthyer edhe një herë në pikën zero. Bashkëshorti i saj, Naim Murseli, i cili është arrestuar si porositësi i vrasjes së Liridonës, në përfundim të dëshmisë së tij në prokurori ka përmbysur gjithçka të thënë deri më sot.

Avokatja e tij, Teuta Zhinipotoku ka deklaruar për “Express” se Murseli e ka mohuar deklaratën e parë që ka dhënë në polici, teksa shtoi se ka hedhur poshtë edhe verisonet e tjera që ka dhënë deri më tani, për konflike mes çiftit dhe tradhti nga ana e Liridonës.

Lexo edhe :Related Posts

“Dëshmia e të pandehurit Naim Murseli ka mbaruar. Me sot është kry deklarimi i tij pranë Prokurorisë Themelore në Prishtinë , i cili në tërsi e ka mohuar verzionin e dhënë gjatë intervistimit në Polici. Deklarata e tij ka qenë e dhënë ne detaje në spjegimin e ngjarjes që ka mohuar implikimin e tij në këtë rast. Informatat te cilat janë publikuar lidhje me raportet e tendosura në mes të bashkeshortëve lidhur me besnikerinë e tyre i pandehuri në tërsi i ka mohuar. Prokuroria vazhdon me grumbullimin e provave të mëtutjeshme”, ka thënë avokatja e Naim Murselit.

Vrasja e Liridona Ademajt shkaktoi një reagim të madh në opinionin publik, jo vetëm në Kosovë por edhe në Shqipëri. E reja, që dyshohet se ka qenë burri i saj ai që organizoi vrasjen, u ekzekutua në sy të dy fëmijëve të mitur. Rrethanat dhe motivet e kësaj vrasje, deri më tani nuk janë zbardhur.

Të arrestuarit e tjerë për këtë ngjarje janë edhe Kushtrim Kukala dhe Granit Plava. Ky i fundit ka qenë edhe personi që ka qëlluar mbi Liridonën, i cili ka deklaruar se Naimi i kishte premtuar 30 mijë euro për ta kryer këtë vrasje./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re