Vrasja e Liridona Ademajt është ende një plagë që shkakton dhimbje të forta në opinionin publik.

 

Pabesia e bashëshortit Naim Murseli dhe deri të dora e vrasësit Granit Plava, vijojnë të diskutohen dhe të tërheqin gjithë vëmendjen e opinionit publik.

 

Babai i personit që qëlloi mbi Liridona Ademajn mbrëmjen e 28 nëntorit, Mursel Plava në një proononcim të dhënë për medait në Kosovë, ka theksuar se se nuk mund ta mendojë që djali i tij Granit Plava ka kryer një krim kaq mizor.

 

Ai tregoi se Granit Plava jetonte me gruan dhe fëmijët e tij, ndërsa ai vetë jetonte në Kroaci.

 

Mursel Plava ka kërkuar që prokuroria të zbardhë gjithë të vërtetën dhe djali i tij të marrë dënimin e merituar.

 

“Është shumë e vështirë për tri shtëpitë. Nuk po mundem as me paramendu. Nuk mund ta besoj që djali im e ka bërë këtë. I them hetuesisë ta çojnë deri në fund, si ka ardhur deri te kjo, kush ka qenë iniciator. Me marrë dënimin e merituar. Kurrë se kisha menduar që e bënë atë punë. Nëse Graniti e ka bo këtë rast le ta merr dënimin e merituar”, ka deklaruar Mursel Plava për Indeksonline.

 

Gjithashtu Mursel Plava ka treguar se bashkëshortja e Granitit është e shokuar për këtë ngjarje. Ndërsa shtoi se pas këtij krimi kaq mizor ai e mohon Granitin. Si djalin e tij.

 

Më tej ai është shprehur se gruaja e Granit Plavës është e shokuar nga ngjarja, ndërsa thekson se ende nuk i ka takuar.

 

“Gruaja e tij është e tronditur, nuk po mundet me besu. Nuk e kam takuar. Nuk du me shku me taku, du mu qetësu, nuk jam në gjendje me taku. Nëse Graniti e ka bërë këtë vepër, është i vdekur për mua, është i vdekur për jetë”, tha Plava. /Vizionplus.tv/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re