Vrasja e 32-vjeçares Luljeta Preza poshtë urës së Dajlanit në Durrës zbuloi edhe rrjetin e prositucionit në zonë.

 

Veç viktimës, për prostitucion shfrytëzohej edhe një 15-vjeçare, që u procedua penalisht nga policia një ditë më parë, sepse ishte prezente në momentin që Luljeta Preza u dhunua dhe më pas u godit për vdekje me thikë, por nuk e tregoi krimin.

 

Pas ngjarjes, e mitura ka kallëzuar në polici bashkëjetuesin e saj, 24-vjeçarin Eridon Patlli se e shfrytëzonte për qëllime prostitucioni.

 

I riu u arrestua pas kallëzimit të të miturës.

 

Një ditë më parë Policia e Durrësit paralajmëroi se duke marrë shkas edhe nga ngjarja e rëndë e regjistruar mëngjesin e të mërkurës, do të ketë një plan masash për të goditur fenomenin e prostitucionit që shqetëson zonën.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re