Skip to content

Vrasja e Martin Çeços/ Gjykata e Apelit ndryshon masën për tre të dyshuarit, kalojnë në arrest shtëpie

Gjykata e Apelit Tirane 1068x600 hd 770x433 1.webp

Raportohet se Valter Mollaj, kushëriri i tij Edlir Mollaj dhe çobani Bleti Angjo janë liruar nga ambientet e paraburgimit, pasi Apeli ka konstatuar humbjen e fuqisë së masës së arrestit të caktuar më 20 qershor 2022, për shkak të tejkalimit të afatit maksimal të qëndrimit në paraburgim.

Megjithëse masa e sigurisë është zbutur, hetimet për vrasjen e Martin Çeços vijojnë dhe tre të dyshuarit mbeten nën masën e “arrestit shtëpiak”, në pritje të përfundimit të procedurave gjyqësore.

Ngjarja e rëndë ndodhi në qershor të vitit 2022, kur 26-vjeçari Martin Çeço u vra dhe më pas trupi i tij u hodh në rezervuarin e fshatit Kolanec, në Maliq. Tre të dyshuarit u arrestuan pas dëshmisë së Tina Pajollarit, e cila ndodhet ende në burg në lidhje me këtë çështje.

lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=629&loc=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb.com%2Fvrasja e martin cecos gjykata e apelit ndryshon masen per tre te dyshuarit kalojne ne arrest shtepie%2F&referer=https%3A%2F%2Fwww.balkanwebPajollari u arrestua më vonë, pasi dyshohet se ka qenë e pranishme në momentin e vrasjes dhe ka dhënë informacione kyçe që çuan në zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve të dyshuar.