Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e ndodhur në Maliq të Korçës, ku u gjet i vdekur disa ditë më parë në rezervuarin e fshatit Kolanec i riu Martin Çeço.

Ky i fundit bëjnë me dije burimet, ishte vrarë përpara se të hidhej në liqen, ndërkohë që policia ka vënë në pranga 3 autorët e dyshuar. Shkak dyshohetse është bërë një vajzë, me të cilën Çeço kishte nisur një njohje përmes komunikimit në rrjetet sociale.

Dyshohet se vajza për të cilën është vrarë 26 vjeçari ka qënë në lidhje paralele me një nga autorët. Nga ana tjetër autorët e kanë inskenuar vrasjen që të duket si vetëvrasje, pasi kanë lënë buzë rezervuarit shapkat e 26 vjeçarit si dhe ka pasur shenja litari në fyt.

Policia ka arrestuar si të dyshuar për vrasjen shtetasit: Bleti Angjo, Valter Mollaj dhe Edlir Mollaj, të cilët e kishin mbytur duke i shkaktuar plagë në fyt 26 vjeçarin, dhe më pas kishin hedhur trupin e tij në liqen.

Burime bëjnë me dije për Faxweb.al, se Çeço dhe vajza në fjalë ishin në fillimet e njohjes së tyre, por edhe të afërmit e të resë nuk kanë qenë dakord me këtë lidhje, pasi sipas tyre viktima nuk kishte as arsim 9-vjeçar.

Banorë të fshatit thanë se i riu nuk ishte larguar kurrë ngë vendi, dhe se merrej kryesisht me prerjen e druve në pyll, duke ndihmuar familjen e tij. Dyshohet se Çeço nuk arrinte dot as të lexonte, për shkak se e kishte braktisur herët shkollën.

Zhdukja e të riut u denoncua nga babai i tij, i cili duket se ka dëshmuar dhe pistën që çoi në arrestimin e 3 autorëve të dyshuar për vrasjen.

Zbardhet vrasja në Maliq, 3 të rinjtë mbytën 26-vjeçarin, pastaj inskenuan… (Arrestohen nga policia)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re