Kreu i Policisë së Shtetit Gledis Nano foli në Komisionin për Sigurinë Kombëtare dhe për vrasjen makabër të 8-vjeçarit Mateo Vasiu nga Klodian Çalamani.

Nano tha se autori i krimit ishte dënuar më parë për heqje të paligjshme të lirisë, por pasi doli nga burgu nuk pati asnjë kallëzim për krime seksuale në polici.

Drejtori i Policisë tha se po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

“Shqetësues fenomeni i dhunës në familje. Krahasuar me 2020, 3.7 % vepra penale më shumë. Janë 893 të mitur të dëmtuar nga vepra të ndryshme penale, pjesa më e madhe e tyre nga siguria rrugore, 331 të mitur. Nga dhuna në familje 175 të mitur ose 19.5 e të miturve, nga krimet seksuale 67 të mitur duke shënuar një rënie nga viti i kaluar.Nga këto ngjarje, veçojmë ngjarjen datës 16 në fshatin Grecalli të bashkisë Fier ku u arrestua Klodian Çalamani i cili ka vrarë me sende të forta M.V. që e kishte groposur në oborrin e banesës. Autori rezulton një person i evidentur nga policia e shtetit një person me precedent. Gjykata e kishte dënuar me 4 vit burg për heqje të paligjshme të lirisë dhe është liruar nga burgu i Rrogozhinës më 6 gusht 2009 për plotësim të kohës së vuajtjes së dënimit.

Për këtë shtetas ka pasur të dhëna policore se ka aktivitet kriminal në drejtim të vjedhjes së banesave, bagëtive e shpendëve në fshat, informacione që kanë qenë pas verifikimeve Për autorin pas përfundimit të dënimit nuk ka pas informacione, të dhëna apo kallëzime si i dyshuar për vepra penale në fushën e abuzimeve seksuale apo dhunës në familje”, tha Gledis Nano.

Ndërkohë disa banorë të fshatit Grecalli, ku Klodian Çalamani vrau dhe groposi 8-vjeçarin Mateo Vasiu u shprehën pas krimit monzstruoz se autori ishte kallëzuar në polici dhe për tentativë përdhunimi të disa grave, fqinje të tij, por që nuk është arrestuar nga blutë e Fierit.

“Më hyri në shtëpi dhe më sulmoi, por policët veçse e rrahën në banesën e tij dhe e lanë të lirë”, u shpreh një grua në moshë, banore e Grecallisë.

(E.D/faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re