Kreu i Policisë së Shtetit Gledis Nano foli në Komisionin për Sigurinë Kombëtare dhe për vrasjen makabër të 8-vjeçarit Mateo Vasiu nga Klodian Çalamani.

Nano tha se autori i krimit ishte dënuar më parë si hajdut banesash, por pasi doli nga burgu nuk pati asnjë kallëzim për abuzim seksual në polici.

Drejtori i Policisë tha se po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Nano: Në 16 nëntor u arrestua në flagrancë në Gracalli agresori që kishte groposur një të mitur me inicialet M.V.. Në Policinë e Shtetit ka pasur të dhëna se ai ka qenë hajdut banesash por për personin në fjalë, nuk ka pasur kallëzime në fushën e abuzimit seksual dhe krimeve seksuale.

(E.D/faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re