Kryeministri Rama ka reaguar me një status në lidhje me ngjarjen në Bularat të Gjirokastrës, ku forcat RENEA u detyruan të qëllojnë mbi një shtetas minoritar, i cili qëlloi mbi policinë pas të shtënave ende të pasqaruara se pse, teksa fshati ishtë angazhuar në një ceremoni përkujtuese.

“Fqinj të dashur! Në vend ta quani të papranueshme humbjen e jetës së një të fandaksuri që qëlloi me plumba luftarakë mbi policinë tonë, e cila bëri vetëm detyrën e saj, bashkohuni me ne në falenderimin e Zotit që asnjë jetë e pafajshme nuk humbi sot nga marrëzia ekstremiste”, shkruan Rama.

Viktima Konstantinos Katsifas ishte kthyer në Bularat nga Athina ku jetonte prej kohësh. Ai edhe nga bashkëfshatarët është përshkruar si element problematik. Paraditen e së dielës ai nisi të qëllonte në ajër, e më pas drejt policisë kur ajo shkoi për ta ndaluar e izoluar. Në mediat greke, vrasja e tij është lajm i parë këto orë.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re