Skip to content

Vrasja e motrave në Astir, flet djali i Zhanetës që pa gjithçka: Flokët e mamit tim kanë dalë me gjithë kafkë. Ai ishte i frikshëm, u ul dhe e vendosi armën në fyt, por…

flet djali qe pa gjithcka

Djali i Zhanetës: Ra dera dhe më pas tezja ime çohet nga tavolina dhe shkon për ta hapur dhe pyeti kush është. Personi jashtë u përgjigj Kastrioti. Tezja u mundua të mbyllte derën por ishte shumë vonë. E dija se diçka e keqe do të ndodhte, por jo kjo që ndodhi. Ai kishte hyrë tashmë dhe shumicën e plumbave pasi hyri i hëngri tezja ime. Ai vazhdonte të qëllonte edhe pasi mamaja ime kishte vdekur. Dera ka qenë e hapur, mund të shikoni se aty janë flokët e mamit tim që kanë dalur me gjithë copa të kafkës. Këtu janë plumbat dhe këpucët më gjak.

Fillova duke bërtitur dhe vrapova për nga frigoriferi dhe ai u ul te këndi aty. Në momentin që u ul ai mbajti armën në fytin e tij dhe ndoshta ka tentuar të vriste veten. Por unë mendoj se këtë veprim e ka bërë që të më gënjejë mua që ai ka vdekur.

Nuk kishte emocione në fytyrë, ishte gjakftohtë dhe i frikshëm. La armën e krimit aty dhe u largua menjëherë.

/faxweb