Një imam i cili u plagos herët të mërkurën, më 3 janar, jashtë një xhamie në Newark, New Jersey, në SHBA, u shua në spital.

Të shtënat ndodhën në orën 6:16 të mëngjesit (11:16 GMT) jashtë xhamisë Muhammed-Newark.

Ai u transportua në Spitalin Universitar Shtetëror aty pranë, ku ndërroi jetë pavarësisht të gjitha trajtimeve mjekësore.

Hetimi është në vazhdim dhe autoritetet nuk pranuan të japin informacion shtesë mbi autorësinë e mundshme të këtij krimi tronditës.

“Ne nuk e dimë ende motivin e këtij krimi”, por “provat e mbledhura deri më tani nuk tregojnë një akt të motivuar nga paragjykimi racor apo terrorizmi i brendshëm”, tha Prokurori i Përgjithshëm i New Jersey-t, Matthew Platkin.

Platkin dhe zëvendësi i tij i qarkut Essex, Ted Stevens, thanë se Imam Hassan Sharif, një figurë në komunitetin lokal në Newark, u godit nga plumbat në mes të rrugës dje herët dhe vdiq pasi u dërgua në spital.

Stevens gjithashtu u duk se përjashtoi skenarin se ky ishte një akt “terrorist”, domethënë një akt i ndjekësve të teorisë së “supremacisë së bardhë”.

Hassan Sharif kishte punuar që nga viti 2006 në sigurinë e Aeroportit Ndërkombëtar të Neëark Liberty, tha në një e-mail një zëdhënëse e Administratës Federale të Sigurisë së Transportit (TSA).

“Ne jemi thellësisht të pikëlluar kur mësuam për vdekjen e tij dhe shprehim ngushëllimet tona për familjen, miqtë dhe kolegët e tij”, tha ajo.

Para se të bëhej e ditur vdekja e tij, Phil Murphy, guvernatori i New Jersey-t, shtëpia e qindra mijëra muslimanëve dhe hebrenjve, siguroi “komunitetin mysliman dhe besimtarët e të gjitha besimeve se gjithçka do të bëhet për sigurinë e tyre”.

Nga ana tjetër, Këshilli për Marrëdhëniet Amerikano-Islame (CAIR) bëri thirrje për një tubim në xhaminë e Newark për të “kërkuar që autorët e sulmit ndaj Hassan Sharif të dorëzohen” tek autoritetet.

E njëjta organizatë u bëri thirrje “të gjitha xhamive t’i mbajnë dyert e tyre të hapura“, por të jenë vigjilente, duke pasur parasysh “rritjen e fundit të intolerancës dhe sektarizmit kundër muslimanëve”.

Kujtohet se që kur shpërtheu lufta në Rripin e Gazës, ka pasur shumë protesta, tensione ndërkomunale dhe disa incidente sporadike të dhunshme në SHBA, veçanërisht në New York dhe zonat përreth

Vetëm në qytetin e New York-ut, i cili ka një popullsi prej 8.5 milionë banorësh, ka pothuajse dy milionë hebrenj amerikanë dhe qindra mijëra arabë dhe muslimanë.

Komuniteti izraelit i New York-ut është i dyti më i madh në botë, pas vetëm atij të Izraelit.

Platkin pranoi se duke pasur parasysh “zhvillimet ndërkombëtare” dhe rritjen e “paragjykimeve ndaj komuniteteve të shtetit tonë, veçanërisht ndaj komuniteteve myslimane”, shumë në New Jersey “ndihen më të frikësuar dhe të shqetësuar”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re