Skip to content

Vrasja e një vrasësi serial me “tipare njerëzore”

pedrinho.webp

Një brazilian i konsideruar si vrasësi serial më i keq i vendit pasi kreu më shumë se 100 vrasje dhe u lirua pas 42 vitesh burg, u ekzekutua të dielën pranë Sao Paulos.

Pedrinho Matador 03

Persona të paidentifikuar kanë “sharruar” Pedro Rodríguez Filio para shtëpisë së motrës së tij, konfirmon policia që është në kërkim të autorëve.

Filio, i quajtur edhe “Pedrinho Matador” ishte 68 vjeç.

Ai ishte rritur në një mjedis të dhunshëm. Babai i tij e rrihte shpesh gruan dhe Pedro-n e vogël, i cili punonte në një thertore që kur ishte 9 vjeç. Ai më vonë tha se babai i tij e kishte shkelmuar gruan(nënën e tij) kur ajo ishte shtatzënë me të.

Vrasjen e tij të parë e kreu në moshën 14-vjeçare dhe që atëherë ka vrarë mbi 100 persona, përfshirë edhe babanë e tij në burg.

Pedrinho Matador 01

Ai u lirua në vitin 2018. Që atëherë kishte treguar historinë e jetës së tij në disa media dhe dokumentarë. Madje ai ka nisur një karrierë në YouTube, ku ka folur për jetën e tij, ka komentuar krime të ndryshme dhe ka paralajmëruar të rinjtë që të mos bëjnë vepra kriminale. Në platformën e shkurtër të videove Këai ai ishte bërë yll, duke pasur më shumë se 267,000 abonentë.

Pedrinho Matador 02

Kriminologia dhe autorja e “Vrasësve serialë: Made in Brazil”, Ilana Casoi, tha se “Pedrinho” vrau njerëz që ai i konsideronte “të padëshirueshëm” në shoqëri – shumë prej tyre ishin anëtarë bandash ose të burgosur të tjerë. Ai tha gjithashtu se ishte befasuar nga “gëzimi, lehtësia e sjelljes dhe inteligjenca” e Filios, të cilin e kishte takuar personalisht.

“Në fund, ai i magjepsi njerëzit,” tha Casoi në një intervistë për gazetën Folha de S. Paulo.