Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me vrasjen e oficerit të Policisë Saimir Hoxha në krye të detyrës duke thënë se me humbjen e tij do të merren ligje më të ashpra kunder krimit dhe trafikanteve.

Nikolla shkruan po ashtu se duhet reflektuar dhe të ketë gjykime të pamëshirshme për krimet që marrin jetë njerëzish.

Postimi i plotë:
Në këte moment të trishtë, u shpreh ngushëllimet e mia familjes, miqve dhe kolegëve të Saimir Hoxhës.
Vrasja në krye të detyrës e nënkomisarit Saimir Hoxha është një alarm për të gjithë. Policia e Shtetit humbi një oficer shembullor e të përkushtuar, dy fëmijët babain dhe familja njeriun e saj të dashur.

Duhet të reflektojmë të gjithë, për ligje më të ashpra kundër krimit, për forcë më të madhe goditëse ndaj kriminelëve e trafikantëve, për gjykime të pamëshirshme për krimet që marrin jetë njerëzish.

T’i themi Ndal pandëshkueshmërise, papërgjegjshmërisë dhe korrupsionit në zbatimin e ligjeve apo kontrollin e zbatimit të tyre, të cilat i paguajmë me jetë njerëzish, për më tepër me jetë oficerësh dhe policësh të shtetit.

(E.D/faxweb.al)

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re