Vrasje e trefishtë e Dan Hutrës, flasin të afërmit e familjes Kurti

Një nga viktimat e 40 vejçarit Dan Hutra një ditë më parë në Tiranë ishte edhe Etleva Kurti me origjinë nga fshati Gurrë e Vogël në Mat. 32 vjeçarja është përcjellë këtë të enjte në banesën e fundit në fshatin e saj të lindjes.

 

Ndërkohë familjarët që jetojnë ende këtu shprehen të tronditur dhe kërkojnë ndëshkimin maksimal për 40 vjeçarin.

 

Mehmet Kurti shprehet se e reja ishte një viktimë e paralajmëruar, pas konfliktit që ka patur Dan Hutra me vëllain e Etlevës, Vladimirin në burg.

 

Nga ana tjetër Mehmeti thotë se kjo ishte një ngjarje e paralajmëruar pasi Dan Hutra ka deklaruar që do t’i vriste gjithë familjen Vladimirit, ndërsa shteti nuk e ka penguar.

 

40 vjeçari Dan Hutra vrau 3 gra një ditë më parë në Tiranë dhe plagosi 3 të tjera. Ai u arrestua disa orë pas ngjarje

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re