Ka qënë një seancë rutinë ajo e sotmja në gjykatan e Elbasanit për çështjen “Xhuvani”.

 

Ndonëse sot ishte planifikuar të merreshin  në pyetje 5 dëshmitar dhe të pandehur të cilët kanë munguar në seancat e mëparshme, asnjëri prej tyre nuk ka qenë prezent në sallë. Burimet për Vizion Plus bëjnë me dije se vetëm 1 prej tyre kishte dërguar raport mjekësor, ndersa për katër të tjerët nuk ka pasur asnjë lloj informacioni. As sot nuk ka qënë e pranishme në seancë avokatja e familjes Xhuvani Rezarta Tahiraj e cila nuk paraqitet në gjykatë për të dytën seancë me radhë.

 

Sakaq seanca e radhës është lajmëruar të mbahet më datë 11 prill, ku do të kërkohet sërish që dëshmitarët dhe të pandehurit që munguan këtë të martë të dëshmojnë në seancën e radhës dhe për këtë do të kerkohet ndihma e policisë.Nëse do të ketë prej tyre që nuk  do të paraqiten atëherë dispozita ligjore detyrohet të lexojë dëshmitë fillestare të tyre. Në rastin kur këta individë nuk kanë dhënë dëshmi me heret u hiqet emri nga lista.

 

Në seancën e kaluar gjykata rrëzoi kërkesën e prokurorisë së Elbasanit për thirrjen e deputetit të PD-së, Gazment Bardhi për të dhënë dëshminë e tij si i pranishëm në vendin e ngjarjes në momentin kur ndodhi vrasja. Pjerin Xhuvani mbeti i vrarë në Elbasan pasi u qëllua me armë nga Arbër Paplekaj, shoqëruesi i kreut të listës së Partisë Demorkatike, Gazment Bardhi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re