Ka zgjatur të paktën 5 orë seanca gjyqësore në ngarkim të Arbër Paplekaj, i cili akuzohet për vrasjen e Pjerin Xhuvanit.

 

Seanca e radhës do të mbahet më 1 shkurt ndërsa sot dëshmuan para trupit gjykues 4 persona. Në seancën e kësaj të premte dëshmuan  anëtarët e ish Strukturës së Njësisë së Mbrojtjes së Votës në PD.

 

I pari ka dëshmuar Arjan Hoxha, ish përgjegjës i sigurisë për shtabin elektoral të subjektit politik Partia Demokratike për qarkun Elbasan. Në vijim kanë dëshmuar Erjon Demushi, Pavlo Vuksani dhe në fund Nuredin Kasmi.

 

Burime  bëjnë me dije se dëshmitarët i kanë qendruar besnik dëshmive të para rreth ngjarjes ,por interesit të palëve në proces i janë përgjigjur shkurt dhe të prerë se “ nuk dinë gjë” dhe “nuk mbajnë mend asgjë”.

 

Në listë janë në cilësinë e dëshmitarëve okularë plot 59 persona, përfshirë dhe punonjësit e policisë së shqiponjave dhe dy ish zv drejtorët e Policisë.

 

Në seancën e sotme ishte i pranishëm në kafazin e kristaltë edhe Arbër Paplekaj i cili i bezdisur nga media iu shmang filmimit të kësaj të fundit, ndonëse reporterët u lejuan vetëm pak sekonda të filmonin. Nën kushte të rrepta sigurie ata nuk u lejuan më tej në sallën e gjyqit, madje as në koridoret e gjykatës ku ishin ulur disa nga dëshmitarët në listë,por koha nuk u mjaftoi të dëshmonin sot.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re