Ka nisur në Apel seanca ndaj Arbër Paplekaj, i cili akuzohet për vrasjen e Pjerin Xhuvanit më 21 prill 2023.

Të pandehur janë edhe dy ish-nëndrejtorët e Policisë së Elbasanit, Nikollaq Palla dhe Albert Nushi si dhe 6 efektive të Shqiponjave.

Paplekaj mësohet se është i pranishëm në seancë. Gjykata ka urdhëruar rindërtim të vendit të ngjarjes dhe riekspertim.

Gjykata e Apelit mbasi dëgjoi për gati gjashtë orët palët dhe insistimin e të akuzuarit që kërkoi rindërtim të ngjarjes për të kuptuar mekanizmin se çfarë ndodhi atë ditë, vendosi të kryhet ekspertim dhe rindërtim tekniko-balistik për të zbuluar se kush qëlloi tjetër ditën e ngjarjes. Ekspertët kanë vendosur në dispozicion të gjykatës në rrugë elektronike aktin tekniko-balistik të kryer në vendin e krimit. Sakaq, avokati i Paplekajt nga ana e tij ka kërkuar kohë që të shqyrtojë këtë akt. “Gjykata t’i japë rëndësi faktit jo afateve”, tha avokati.

Ndërkohë, prokurori Gent Xholi theksoi se akti është voluminoz dhe se e kishte marrë atë vetëm para gjysmë ore. “S’mund ta shqyrtoj brenda një kohe të shkurtër”, tha ai.

Gjykata nga ana tjetër ka pyetur ekspertët Arjan Hako, Shpëtim Budo dhe Artan Rexhepi nëse e konsiderojnë aktin të plotë. Kësaj pyetje, eksperti Hako tha se; “për pamjet filmike jemi shprehur për aq sa konstatojmë”, ndërsa shton se; “Për mua po (akti është i plotë), sepse s’kam pajisje për të ekzaminuar pamjet.”. Po ashtu ekspertët janë shprehur se nuk kanë patur kohë për të ekzaminuar pamjet filmike.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re