Gjykata e Apelit Tiranë ka shtyrë seancën ndaj Arbër Paplekajt, i cili është dënuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit pak ditë para zgjedhjeve të 2021.

Seanca ndaj ish-oficerit të RENEA-s dhe dy të pandehurve të tjerë, ish zv.drejtorët e policisë Nikollaq Palla dhe Albert Nushi, është shtyrë për në datën 9 prill ora 12:30.

Rindërtimi i skenës së krimit, është bërë shkak i shtyrjes së seancës.

Gjykata ka njoftuar policinë e Elbasanit dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë që t’ju garantojë masat për kryerjen e eksperimentit dhe të ndërtimit të ngjarjes.

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm deklaroi se 1 ekspert i Institutit të Policisë Shkencore dhe 2 ekspertë të pavarur do rindërtojnë skenën e krimit. Ata do jenë Arjan Hanko, pranë Institutit të Policisë Shkencore, Artan Rexhepi dhe Shpëtim Buda, ekspert i pavarur.

Ndërsa eksperti i Policisë se Shtetit tha se nuk mund të marrë pjesë në këtë proces, sepse nuk ia lejon rregullorja e punës.

Ekspertët duhet të përcaktojnë drejtimin e qitjes së armëve ditën e ngjarjes, distancën dhe pozicionet nga është qëlluar.

DENIMET

Gjykata e Elbasanit ka dënuar me 22 vite burg ish-policin Arbër Paplekaj, për vrasjen e biznesmenit Pjerin Xhuvani.

Me nga 1 vit shërbim prove gjykata dënoi dy ish-zëvendësdrejtorët e Policisë së Elbasanit, Albert Nushi dhe Nikollaq Palla.

Ndërsa 6 efektivët e “Shqiponjave” Dedion Duraku, Pëllumb Biçaku, Erion Balla, Erion Meçja, Donald Dedja dhe Besmir Kadiu u dënuan me nga 16 muaj shërbim prove.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re