Prokuroria e Elbasanit ka thirrur deputetin e Partisë Demokratike, Gazment Bardhi për të dëshmuar në seancën e kësaj të hëne ndaj Arbër Paplekajt. Ky i fundit është nën hetim lidhur me vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të viti2021.

 

Trupa gjykuese ka thirrur si dëshmitarë edhe familjarët e Pjerin Xhuvanit, por këta të fundit nuk janë paraqitur. Gjithashtu, në seancë nuk ishin prezentë përfaqësuesja ligjore e familjarëve të Pjerin Xhuvanit.

 

Lidhur me këtë ngjarje prokuroria ka kërkuar dëshmitë e 59 personave.

 

Pjerin Xhuvani mbeti i vrarë pas një përplasjeje të dhunshme gjatë dy grupeve. Ai njihej si aktivist i Partisë Socialiste. Po ashtu, në këtë ngjarje në lagjen ‘5 Maji’ në Elbasan u plagosën dhe tre persona të tjerë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re