Sot në gjykatën e Elbasanit zhvillohet seanca për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, ku i pandehur është Arbër Paplekaj. Gazetarja Edisona Skënderi raporton se Prokuroria e Elbasanit ka kërkuar që në seancë të thirret edhe Gazment Bardhi. Trupi gjykues është tërhequr për vendim.
Paplekaj, ishte pjesë e grupit të mbrojtjes së votës, të ngritur nga Partia Demokratike në zgjedhjet e 25 prillit dhe shkoi në lagjen 5 Maji pasi kishin konstatuar një person me lista votuesish dhe që shpërndante para në këmbim të votës. Në përplasje e sipër, u vra Pjerin Xhuvani si edhe u plagosën disa të tjerë
Vijon…