Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me homologun kosovar Sveçla dhe ka shprehur ngushëllimet për zyrtarin e policisë që ka humbur jetën dhe i ka uruar shërim të shpejtë të plagosurve.

 

Ministri Svelça e ka informuar homologun Balla mbi situatën dhe masat e marra nga Policia e Kosovës.

 

Tirana zyrtare është unifikuar në qëndrimin e saj ndaj sulmit me armë zjarri në veri të Kosovës. Shqipëria qëndron pranë Kosovës, ndërsa kërkohet që autorët e sulmit të vihen para drejtësisë.

 

Blutë e Kosovës së bashku me KFOR janë në terren për të ruajtur rendin dhe sigurinë në veri.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re