Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani është nisur drejt Prishtinës, për të marrë pjesë në homazhet e policit Afrim Bunjaku, i cili një ditë më parë u vra nga forcat serbe në veri të Kosovës.
Kujtojmë Hasani në një postimi në Facebook dënoi sulmin me armë zjarri ndaj policisë dhe shtetit të Kosovës.
“Ngushëllimet tona për familjen e oficerit të Policisë që humbi jetën në krye të detyrës dhe shërim të shpejtë efektivit të plagosur.
Akti i sotëm kriminal është kërcënim për sigurinë e stabilitetin e rajonit tonë dhe autorët duhet të përballen sa më parë me drejtësinë.
Shqipëria është në krah të Kosovës në këto momente të vështira që kërkojnë gjakftohtësi, në bashkëpunim të ngushtë me aleatët e partnerët”, shkroi Hasani.