Katër të dyshuar për vrasjen e presidentit haitian Jovenel Moise janë vrarë në një përleshje me forcat e sigurisë dhe dy të tjerë janë arrestuar nga policia, tha shefi i policisë së Haitit, pasi shteti i Karaibeve i varfëruar tashmë nga kriza u përball me kërcënimin e një kaos më të madh.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Leon Charles i përshkroi të katër të vrarët si “mercenarë” dhe tha se forcat e sigurisë kishin një betejë të ashpër të armatosur me burrat që vranë presidentin në shtëpinë e tij gjatë natës.

“Ne i rrethuam ata pasi ata u larguan nga vendi i krimit. Ne kemi qenë duke luftuarme  ata që nga ajo kohë,” tha Charles, duke shtuar: “Ata, ose do të vriteshin0 ose do të kapeshin”.

Forcat e sigurisë ende po luftojnë me disa nga të dyshuarit e mbetur në kryeqytetin e shtetit Port-au-Prince, raporton BBC.

Presidenti haitian Jovenel Moise u vra mbrëmë në rezidencën e tij private, ndërsa gruaja e tij, e cila u plagos në këtë sulm, është në gjendje kritike dhe u transferua në një spital në Miami.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re