Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga vrasja e profesorit Dario Angeletti në Itali, ku i dyshuar kryesor sipas hetuesve është një koleg i tij në Universitet.

Nuk ka drita Krishtlindjesh në qendër të Tarquinia. Kryebashkiaku Alessandro Giulivi anuloi të gjitha festimet gjatë ditës së djeshme, në nder të profesorit të Universitetit, vrasja e të cilit i ka tronditur të gjithë ata që e njihnin.

“Ishte më e pakta që mund të bënim pas asaj që ndodhi: Profesor Angeletti kishte bashkëpunuar me ne për disa kohë në një sërë projektesh mjedisore. Një person i denjë, një profesionist i madh, “shpjegon kryebashkiaku.

Karabinierët kanë marrë në pyetje të dyshuarin e vetëm për vrasjen e biologut detar dhe profesorit të asociuar në Universitetin e Tuscias në spitalin Belcolle në Viterbo. “Një person shumë afër tij”, ka qqe është ajo që konfirmojnë hetuesit pa dhënë shumë detaje, edhe për shkak se ndaj tij ende nuk është marrë asnjë masë, ndonëse ai po vëzhgohet nga afër në pavijonin ku ndodhet i shtruar në spital, pasi ndjeu shqetësime pas kontrolleve të karabinierëve.

Dyshimet janë se personi që ka qëlluar mbi Angelettin ka qenë brenda në makinë në momentin e krimit, në anën e pasagjerit. Profesori u gjet i vdekur brenda makinës së tij mnë një parkim, dhe kanë qenë kamerat e sigurisë ato që kanë fiksuar pak metra larg vendit të krimit 70-vjeçarin, kokeg në Universitet me viktimën.

Karabinierët e komandës provinciale të Viterbos dhe të kompanisë Tuscania, të koordinuar nga Prokurori Publik i Civitaveçhia-s, morën në pyetje të afërmit dhe miqtë e viktimës, si dhe disa kolegë të punës. Gjithashtu u mor në pyetje një nga dy fëmijët e mësuesit, i cili jetonte në fshat me të, motrën dhe gruan e tij, një veterinere gjermane.

Angeletti, i përshkruar nga ata që e njihnin mirë si mësues “shumë i apasionuar pas punës së tij, i dashuruar pas motoçikletave dhe udhëtimeve me varka, ishte i disponueshëm për të gjithë, veçanërisht me studentët e tij dhe larg çdo grindjeje profesionale”.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re