Skip to content

Vrasja e Ramazan Mataj/ Prokuroria e Shkodrës përfundon hetimet, dërgon për gjykim dy vëllezërit

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq dy vëllezër, Arjon dhe Klisman Hasaja.

Dy vëllezërit Arjon dhe Klisman Hasaj, u arrestuan më datë 6 janar 2025, ku para grupit hetimor kanë pranuar vrasjen e Ramazan Mataj, pasi viktima sipas tyre ka pasur lidhje dashurie me të motrën, ku si shkak i kësaj lidhje është divorcuar dhe ka pasur problem familjare.

Ramazan Mataj u vra në automjetin e tij, në vendin e quajtur ‘Dragoç’ njësia administrative Postribë, Bashkia Shkodër.

Në lidhje me këtë ngjarje pasi janë kryer veprimet hetimore dhe procedurale, për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motivin, në përfundim të hetimeve, u morën të pandehur vëllezërit, shtetasit Arjon dhe Klisman Hasaja të cilët akuzohen për kryerjen e veprave penale ‘Vrasja me paramendim’, e kryer në bashkëpunim, ‘Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyee dhe municionit’, ‘Prishja e qetësisë publike’, ‘Sigurimi i kushteve për të kryer vrasje’ dhe ‘Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës’.