Gazetari i Fax News, Elis Myrta për vrasjen e biznesmenit Rruzhdi Hoxha
Ashtu siç e përcolli edhe Fax News, më herët, Fredi Rrushi autori i mundshëm i ngjarjes ka bashkëpunuar me vëllain e tij për ekzekutimin dhe më pas zhdukjen e gjurmëve për të fshehur vrasjen e biznesmenit Rruzhdi Hoxha. Duhet theksuar fakti që policia e Tiranës ka pasur dyshime se kemi të bëjmë me një vrasje që në ditën kur djali i tij, pra shtetasi Sajmir Hoxha denoncoi në polici zhdukjen e të atit prej 3 ditësh.
Pas këtij denoncimi, kallëzimi është depozituar në komisariatin nr.5 dhe më pas ky komisariat i ka referuar materialet në drejtorinë e policisë së Tiranës pasi kishin dyshime se kishin të bënin me një ekzekutim të mundshëm. Policia nisi me hetimet dhe në drejtori të policisë janë marrë rreth 7-8 persona përfshirë edhe autorin e dyshuar, Fredi Rrushi. Më pas ditën e sotme është bërë dokumentimi i ngjarjes së rëndë ku kemi 2 shtetas të arrestuar, Fredi Rrushi i akuzuar për vrasje me paramendim dhe kultivim kanabisi dhe vëllai i tij i akuzuar për fshehje kufome dhe pengim i zbulimit të së vërtetës.
Historia ka nisur me datë 20 tetor. Ka qenë kjo dita kur biznesmeni inerteve ka pasur kontaktet e fundit me familjarët e tij. Ky shtetas ka qenë duke konsumuar kafe dhe birra në rrugën dytësore Tiranë Durrës dhe ka qenë Fredi Rrushi i cili ka shkuar dhe e ka marrë nga vendi ku ndodhej dhe janë larguar së bashku prej aty. Më pas prej asaj kohe nuk ka pasur më asnëj lloj informacioni për Rruzhdi Hoxhës. Edhe miqtë që kanë qenë në tavolinë, kanë deklaruar se ka qenë shtetasi Fredi Rrushi i cili e ka marrë nga tavolina ku ndodheshin.
Kufoma është gjetur me qenë gjurmimi, ku fillimisht qeni ka gjetur xhupin e viktimës dhe më pas veë biznesmenin Rruzhdi Hoxhën. Trupi i tij është gjetur rreth 600 metra poshtë në greminë i mbuluar me zhavorr. Nga hetimet e mëtejshme rezultoi që shtetasi Fredi Rrushi ishin autorët e kësaj ngjarje të rëndë. Sa i përket konflikteve, dyshohet se kishte të bënte me kultivimin e kanabisit. Pasi në zonën e Dajtit, është një fshat shumë i largët në kufi me Bulqizën ku Fredi Rrushi ka pasur një biznes dhe disa metra më larg kishte mbjellë edhe disa bimë narkotike kanabis. Sipas ekspertizës, Rruzhdi Hoxha është ekzektuar me dy pluma, një në gjoks dhe në qafë.
Dyshohet se është ekzekutuar nga dy vëllezërit në të njëjtën ditë që humbi konktaktet me familjarët e tij. Informacionet paraprake zbulojnë se ky ekzekutim ka ardhur si pasojë e prishjes së pazareve të drogës.
…
/faxweb
