Vrasja e 23 vjecares Sabina Bengaj  nga Fieri  pak ditë më parë nga bashkëshorti me të cilin ishte në proces divorci ka shkaktuar indinjatë në mbarë vendin.

Për t’i thënë jo vrasjes së grave dhe për të rritur ndëshkueshmërinë  e atyre që guxojnë të ngrenë dorë ndaj seksit të brishtë nisi nga Elbasani nënshkrimi i peticionit për ndryshimin e kodit penal . Nga Elbasani peticioni do të udhtojë në të gjithja qytetet për të përfunduar  më pas në parlament ku do të kërkojë firmën e deputetëve të kuvendit  për ashpërsimin e sanksioneve.

Organizatorja  e peticionit, pjesë  e shoqërisë civile Anisa Bahiti teksa foli për rëndësinë e peticionit u shpreh e indinjuar për pjesmarrjen e ulët të grave në aktivitet. Bahiti kërkoi më shumë mbështetje.

“Shqiptarët kanë një zakon të keq, në momentin që nuk i ndodh gjëja brenda shtëpisë së tyre ata nuk marrin guximin të reagojnë. Të jeni të bindur që gratë shqiptare, nënat shqiptare dhe vajzat shqiptare do të reagojnë”, tha ajo.

Ish deputetja e kuvendit të shqipërisë, në profesion juriste Elena Xhina pohoi se ligjet në shqipëri janë të forta, por calon zbatueshmëria e tyre. Xhina foli me shqetësim mos mbrojtjen e jetës së gruas kur ajo disponon urdhër mbrojtjeje.

Edukimi i meshkujve , por dhe vajzave nis në familje e mandej konkretizohet në institucione arsimore. Për dy pjesmarrëset në aktivitet në profesion mësuese, Alketa Ipeku dhe pedagoge, Sonila Daiu, familja është ajo që duhet të bëjë maksimumin në edukimin  e fëmijëve, vecanërisht meshkujve.

Pavarësisht se thirrja për t’iu bashkuar kauzës dhe firmosur peticionin ishte shpërndarë në rrjetet sociale, të pakta ishin femrat që morën pjesë. Madje sot munguan femrat deputete, për ti dhënë zë kombëtar kauzës.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re