Një protestë po mbahet ditën e sotme në Tiranë dhe Fier pas ekzekutimit të Sabrina Bengajt, 23 vjeçarja, e cila u vra në derën e shtëpisë nga ish-Burri.
Qytetarë të shumtë mbajnë në duar pankarta kundër krimit. Protesta u thirr nga përfaqësues të shoqerisë civile.
“Vrasja ndaj grave dhe vajzave është pandemi! Ku janë vaksinat?”, shkruhet në një nga pankartat që mbajnë në duar protestuesit ne Tirane.
Fillon te organizohet protesta edhe në qytetin e Fierit. Organizuesja Laureta Roshi shprehet se Sabrina Bengaj eshte viktima e 14 ne vitin 2021
“Viktimat kanë nevojë për mbështetje. Viktimat nuk kanë zë. Le të flasim në këto minuta për krimin e Sabrina Bengajt. Nuk është vetëm ajo viktimë. Ne me heshtjen tonë… Është viktima e 14 brenda vitit 2021 në Shqipëri. Kërkojmë drejtësi transparente. Të mos përfshihet mes debateve mes familjeve. Të kërkojmë transparencën e asaj drejtësie që la të lirë Elton Metajn,” u shpreh ajo. Ndërsa protestuesit thërrasin që të rivendoset denimi me vdekje.
Rikujtojmë se Sabrina Bengaj u ekzekutua nga ish-bashkëshorti Elton Metaj, i cili një vit më parë kishte marrë peng të ndjerën së bashku me familjen e saj, duke bërë të qartë kështu se ky ishte një krim i paralajmëruar. Autori i ngjarjes duhet te ishte në burg, por drejtësia shqiptare e liroi me pretendimin se kishte gjendje të rëdnuar mendore. (Lexo ketu)
(E.H/Faxweb.al)
në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb
