Në procesin gjyqësor në ngarkim të të dy të pandehurve, Ilir Selmani dhe Elvis Gacaj për vrasjen e ish-efektivit Santiago Malko në gusht të 2019, u shfaqën pamjet e kamerave të sigurisë.

 

Gjatë seancës u shfaqën edhe pamje të dy të akuzuarve, Selmani e Gaçaj të cilët sipas prokurorit Behar Dibra, kanë lëvizur para dhe pas ngjarjes në zonën e Porcelanit.

 

Për këtë ngjarje u dënua pak kohë më parë me 25 vjet heqje lirie, Blendi Teta. Ndërkohë pas pezullimit ka nisur gjykimi veçmas në mungesë për Leonard dhe Erlis Duka, “Klani Duka” të cilët akuzohen se janë të përfshirë në organizimin dhe vrasjen e ish-policit Santiago Malko i cili njihej si njeri i afërt i të zhdukurit, Ervis Martinaj.

 

 

Ndërkohë seanca u ndoq edhe nga familjaret e të ndjerit, Santiago Malkos.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re